Takimi i kreut të PD-së Lulzim Basha me Presidentin amerikan Donald Trump duket se është trajtuar në mënyra të ndryshme nga mediat në vend.
Disa e raportuan dhe të tjera filluan të bëjnë dhe aludime për shifrat të cilat janë paguar për të realizuar këtë foto.
Vetë zyra e Partisë Demokratike deri në momentet e pubikimit të fotove nuk është shprehur në lidhje me këtë vizitë dyditore të Bashës në SHBA.
Duke ditur rëndësinë e Trump sigurisht që një takim me të në këtë periudhë fushate merr një rëndësi të veçantë. Po nuk munguan as titujt e tipit “Basha arrin të bëjë një foto me Presidentin Donald Trump”.
Kështu edhe një televizion kombëtar si “TCH” në edicionin e lajmeve citonte në një moment të sajin “fotoja është shpërndarë nga zyra e shtypit të Partisë Demokratike”, gjë që edhe mund të shmangej sa kohë që është e faktuar se rreth 70% e lajmeve prodhohen nga zyrat e shtypit të partive dhe institucioneve.
Po ashtu gazeta “Tema” shkonte dhe më tej duke thënë se Basha ka paguar 20 mijë euro për të qenë i pranishëm në eventin ku do të ishte i pranishëm dhe presidenti Trump.
DISA NGA TITUJT:
Top Channel: Basha në SHBA takim me Trump
Shqiptarja.com: Prapaskena/ Lulzim Basha e takoi Trump në eventin për mbledhje fondesh
Dita: Basha arrin të bëjë një foto me Trump
Tema: Basha 20 mijë Euro për të dalë në foto me Donald Trump?
Po pavarësisht titujve duhet thënë se ky takim do të komentohet gjatë. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2140″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]