Halim Kosova ishte përfaqësuesi i vetëm i demokratëve në festën e 26 vjetorit të PS-së. Prani kjo që u komentua gjatë edhe për shkak të batutave që janë shkëmbyer në këtë takim, ku nuk mungoi as një shtrëngim duarsh me kryeministrin Rama.
Vetë Kosova është pjesë e listës së PD-së për Tiranën, ndërkohë që në emsionin “7 pa 5” në “Vizion Plus” ka thënë se nuk e kishte dhe me aq qejf që të shkonte në festën e PS-së.
Rrëfimi i Kosovës:
Për hir të së vërtetës, nuk është se kisha shumë kohë që të shkoja te festa e PS dhe me shaka u thoja, pse më thatë kaq vonë që të kisha bluzë me numrin 6. Edhe po ta kisha nuk do ta vishja. Mendova, po sikur të dalë ndokush të thotë: ore po ca do këtu, pse erdhe këtu te festa jonë. Dhe u thashë atyre të partisë: ore ma sillni atë ftesën në dorë, që ta kem, mos më del ndonjë aty. Por pastaj e harrova në shtëpi.
Ta them origjinal, unë kur i shkoj ndonjërit për ditëlindje, i marr ndonjë të dhënë më përpara, ke marrë këto notë, nëna jote kështu. Kur më tha njëri: Mos kërko kot të dhëna për PS, se ka lindur në shtëpi. Kur shkon për urim, se dy ftesa kishin cuar te PD.
Thashë, ç’a t’i çoj ndonjë gjë mendova: dhe për fat ndoshta gjeta ndoshta gjënë më të bukur: një album me punën që është bërë për maternitetin në 70 vite që në kohën e Italisë. Album që si ia thashë dhe Ramës, sesi nën moton punë jo fjalë çfarë mund të bëjë njeriu. Pa premtime, por vetëm punë këmbëngulëse 24 orë në 24.
Dhe absolutisht i pëlqeu shumë Ramës. Kur po ikja në drejtim të qendrës kur po i shkoja për t’i uruar të gjithë më thonin: urime që erdhe. Dhe unë I thosha: kam ardhur vetëm për vizitë, jam vetëm për qokë.
Kur foli zoti Rama nuk kishte timonin, por kishte mikrofonin. Kur e kap një njeri timonin, ose mikrofonin ti nuk ke ca bën, e ai tha: I vetmi votues kundër është doktor Halimi. Kur u afrua i thashë: Nuk du me ta prish ditëlindjen, por që kur kam ardhur këtu të gjithë më thanë: me ty jemi, por këtu kemi ardhur nga halli. (E.K/SHUPLAKA)