Merr fund pista Tramexani për stolin e Kombëtares Shqiptare. Dhe pse u përfol që do të ishte një nga emrat që mund të zëvendësonte teknikun e larguar Gani de Biazi nga sot kjo nuk mund të ndodhë më.
Tekniku 46-vjeçar Tramexani ka nënshkruar për dy vite me skuadrën zviceriane të Sionit.
Kështu që Federata Shqiptare e Futbollit duhet të nisë punën për një emër të ri. Vetë kreu i Federatës Armando Duka nuk e përjashtoi mundësinë dhe të një emri shqiptar në krye të pankinës.
(E.K/SHUPLAKA)