Ish-ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, ka shfaqur nota romantizmi këtë mëngjes. Kjo nisur nga një postim i tiji këtë të premte në rrjetet sociale, ku ai shfaqet krahas bashkëshortes në dasmën e tyre.
Blendi Klosi si dhëndër dhe bashkëshortja Nora pranë tij me fustanin e bardhë, në foton e 10 viteve më parë. Këtë përvjetor martese të tyren, ku tashmë ata janë prindër të dy fëmijëve, ai ka zgjedhur ta përshkruajë me pak fjalë, por që transmetojnë dashuri.
“07-17 Dhjetë vjet si në ëndërr”, shkruan Klosi bashkangjitur fotos.
(XH.A/SHUPLAKA)