Basha mbërrin në Rinas, ZBARDH takimin me presidentin Trump. Ai tha se kjo ishte një javë domethënëse për SHBA-në për çështjen e punësimit të të rinjve.
‘’Ju falenderoj për këtë pritje që po më bëni, me flamujt e aleatit tonë dhe pas takimit me presidentin Trump. Me një vizitë të shkurtër gjatë një jave domethënëse për Shtëpinë e Bardhë, siç është punësimi i të rinjve.
I jashtëzakonshëm takimi me përshtypjet më të mira, e jashtëzakonshme mbështetja e SHBA-ve për shqiptarët. Tashmë na ndajnë dhe 10 ditë nga Republika e Vjetër.
Kjo është ajo që po punojmë ditë e ditë, ndaj të marshojmë në drejtim të Republikës së Re’’, u shpreh Basha.
Duhet thënë se ky takim i Bashës është në një moment mjaft të rëndësishëm sicc është fushata zgjedhore në vendin tonë.
(E.K/Shuplaka)