Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka urdhëruar një hetim public të detajuar për zjarrin masiv të rënë në një ndërtesë në Londër.
Sipas saj njerëzit kërkojnë përgjigje për atë që ndodhi dhe hetimi do ua japë përgjigjet.
“Ne duhet të sigurojmë që kjo tragjedi të hetohet plotësisht. Njerëzit meritojnë përgjigje. Hetimi do t’u japë atyre, “tha ajo.
Shifrat e të vdekurve pritet të rriten, përderisa ekipet e shpëtimin kanë thënë që nuk presin të gjejnë ndonjë person të gjallë në rrënojat e ndërtesës.
May vizitoi vendin e ngjarjes, ku shpërtheu zjarri masiv. Pyetje janë ngritur edhe mbi shpejtësinë e përhapjes së zjarrit.
Ajo tha se ajo mbushej nga trimëria e zjarrfikësve kur vizitoi sot vendin.
Si pasojë e përfshirjes së një ndërtese nga zjarri, në Londër kanë humbur jetën 17 persona dhe 30 janë plagosur, por numri i viktimave mund të rritet sepse disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, sipas rapotimeve të mediave angleze. (B.H/Shuplaka)