16:05 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Martesa iu kthye në ferr, vajza nga Fieri dëshmon në Polici: E njoha në internet, më kërkoi dorën te prindërit, pastaj më prostituoi për 1 vit

17:23 | 15/06/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Martesa iu kthye në ferr, vajza nga Fieri dëshmon në Polici: E njoha në internet, më kërkoi dorën te prindërit, pastaj më prostituoi për 1 vit

Njohja në “Facebook” i ka kushtuar shtrenjtë një vajze 21-vjeçare në Fier. Partneri i saj 35-vjeçar nga Elbasani kishte ardhur nga Spanja për ta takuar pasi ata flisnin rregullisht prej disa kohësh.

Pas takimit ai i propozoi asaj të martoheshin. I riu me inicialet P.M. ka kryer ritet sipas traditës sonë, duke i kërkuar dorën 21-vjeçares. Pasi kryen edhe fejesën, ai ra dakord me familjen e saj që ta merrte atje ku jetonte vetë, në Barcelonë të Spanjës. 

Më pas ai e ka detyruar gruan e tij të prostituojë për 1 vit, derisa ajo arriti të largohej dhe të kthehej në Fier. Sipas  policisë, dy ditë më parë, 21-vjeçarja ka denoncuar rastin duke rrëfyer gjithçka i kishte ndodhur, shkruan Panorama. 

Ajo ka shpjeguar në komisariat se ishte njohur në internet me të riun, i cili, pasi erdhi të takoheshin në Fier, i propozoi të martoheshin. Por pasi u larguan së bashku për në Spanjë, ai e ka shfrytëzuar atë për prostitucion.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve shpallën në kërkim policor dhe po punojnë për kapjen e shtetasit P.M, 35 vjeç. Më datë 13.06.2017, në policinë e Fierit, shtetasja E.F., 21 vjeçe, banuese në Fier, ka bërë kallëzim se P.M., nëpërmjet mashtrimit për martesë, e ka trafikuar dhe shfrytëzuar për prostitucion në qytetin e Barcelonës në Spanjë për një periudhë njëvjeçare nga muaji prill i vitit 2016 deri në muajin mars të vitit 2017”, njoftoi  dje Policia e Fierit.

Sipas Policisë, vajza është paraqitur për të kryer kallëzimin bashkë me familjarët e saj. Ajo ka qenë mjaft e tronditur psikologjikisht gjatë dëshmisë teksa ka rrëfyer torturat dhe shfrytëzimin e “bashkëshortit” të saj.

Siç ka treguar vajza , fillimisht ata kanë qëndruar në një banesë për një periudhë dyjavore dhe çdo gjë ka shkuar mirë. Pas dy javësh, ai e ka çuar në një bar dhe pasi kanë pirë, i ka propozuar punë. Vajza nuk ka qenë dakord dhe i ka kërkuar ta kthejë në Shqipëri, por ai e ka mbajtur nën dhunë e presion. Ai e ka kërcënuar se do t’i zhdukë familjen nëse nuk bindej, duke e shfrytëzuar në këtë mënyrë për një periudhë njëvjeçare.

(M.D/Shuplaka)

 

Etiketa: facebookinternet
Pas

Aksident në qendër të Tiranës, Fordi kthehet përmbys pranë PS-së (FOTOT)

Para

Kosovë, Kurti: Nuk duhet kurrsesi që qeveria e re të varet nga Lista Serbe, do t’i kemi dy kryeqytete, Prishtinën dhe Beogradin

Para
Kosovë, Kurti: Nuk duhet kurrsesi që qeveria e re të varet nga Lista Serbe, do t’i kemi dy kryeqytete, Prishtinën dhe Beogradin

Kosovë, Kurti: Nuk duhet kurrsesi që qeveria e re të varet nga Lista Serbe, do t’i kemi dy kryeqytete, Prishtinën dhe Beogradin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Merr flakë një makinë në bypass-in e Vlorës, shuhet nga zjarrëfikëset

Durrës/ Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdylajve, Gjykata lë në burg 2 të arrestuarit! Berisha dhe Ndoni ndihmuan 3 autorët e vrasjes së Ermir Dedjas

Ndihmësi i Trump sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjendet i vetëvarur një person në Pogradec

Lezhë/ Me kokainë, hashash, ekstazi dhe MDMA në makina, çmontohet grupi i drogës! Dy të arrestuar dhe 12 persona të tjerë nën akuzë

Bellomo ekspozitë në Tiranë, sjell ndërthurjet kulturore të Italisë dhe Shqipërisë

E nisën me turp rrugëtimin në Botëror, presidenti i Lacios “thumbon” kreun e federatës italiane: E kujt është përgjegjësia?

Zhgënjen Franca dhe Britania! Shtetet Perëndimore nuk do të njohin shtetësinë e Palestinës në takimin për Gazën

Aksident në aksin Milot-Thumanë/ Traileri përplaset me motomjetin, plagoset 71-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.