Në Tiranë janë arrestuar nga policia 6 vajza të reja dhe 3 të tjera janë proceduar penalisht në sajë të operacionit “Chat 2 Line”. Këto arrestime kanë ardhur pasi vajzat ushtronin “seks online” dhe drejtoheshin nga një tutore me iniciale L.B.
Policia ka zbuluar banesën në Tiranë, ku vajzat e mashtruara ushtronin “seks virtual” me klientë përmes kompjuterit.
DETAJE:
Specialistët e Seksionit Kundër trafiqeve të paligjëshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Chat Line 2”, në kuadër të të cilit kanë arrestuar në flagrancë shtetaset: 1. L. B., 34 vjeçe (Nenet 114, 170/a dhe 180) 2. J. H., 19 vjeçe (Neni 113) 3. E. T., 18 vjeçe (Neni 113) 4. K. A., 32 vjeçe (Neni 113) 5. I. U., 22 vjeçe (Neni 113) 6. E. A., 22 vjeçe (Neni 113) Gjithashtu janë proceduar në gjendie të lirë shtetaset: 1. Xh. B., 18 vjeçe (Neni 113) 2. E. L, 24 vjeçe (Neni 113) 3. K. M., 23 vjeçe (Neni 113)
Hetimi Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët e këtij Seksioni është arritur të identifikohet dhe goditet kjo veprimtari kriminale, ku shtetasja L. B., prej një periudhe kohore të gjatë, me anë të mashtrimit punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, aktivitet i cili kryhej në apartamentin e kësaj shtetaseje në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: – 7 njësi kompjuteri – 7 ekrane kompjuteri – 7 kamera për komunikime video online Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale, “Prostitucion”, “Shfrytëzim për prostitucion”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga Nenet 113, 114, 170/a dhe 180 të Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)