Dy lajme me një foto. Është hera e parë që aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku, publikon foto me partnerin e saj. Por përveç kësaj, ajo ka dhënë dhe një lajm shumë të gëzuar.
Eliza ka treguar se shumë shpejt do të martohet dhe ceremonia do të organizohet në Boston. Nuk dihet nëse kjo është një shaka, por ajo ka marrë menjëherë urime nga njerëz të ndryshëm. Duhet thënë se ajo ka qenë përherë e rezervuar sa i përket jetës së saj private.
“Sigurisht që po dashuria ime”, shkruan aktorja bashkëngjitur fotos që ka marrë pafund reagime nga ndjekësit e aktores.
Në këtë rast na mbetet të urojmë sa më shumë gëzim mes të dyve.
(E.K/SHUPLAKA)