Ish-Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, deklaron se në mitingun e djeshëm të LSI-së ishin 100 mijë njerëz. Ai thotë se kjo shifër do të 10-fishohet në 25 qershor
Naço shprehet entuziast për votimet e 25 qershorit, ai thotë se ata njerëz janë garancia e fitores spektakolare të LSI, dhe kjo i shtyn për të dhënë maksimumin.
“Përfundimisht njerëzit janë fuqia e LSI-së! Pikërisht ata 100 mijë njerëzit e djeshëm që do të 10 fishohen ne 25 qershor! Ata njerëz janë garancia e fitoresh sonë spektakolare por edhe shtysa jonë për të dhënë maksimumin”, shkruan Naço.
Ndërkohë që sot ka reaguar edhe Luan Rama. Ai, duke i’u kundërpërgjigjur Ruçit, tha se gardistët e kuq dhe gestapot nuk e trembin dot LSI-në, dhe sipas tij këto lojëra janë për tu hakmarrë.
Do ju them t’i lenë lojrat për t’u hakmarë, për të presekutuar politikisht qytetarë të lirë të këtij vendi. Ne jemi për të zbatuar ligjin por loja për të trembur dhe shantazhuar janë lojëra të turpshme dhe janë modeli më i shëmtuar i gestapos apo edhe sjellja e këtyre gardistëve të kuq. Askusht të mos trembet nëse Meta nuk do të dekretoj asnjë kryeministër të korrupuar.”, u shpreh Luan Rama.
(B.H/Shuplaka)