Një tjetër zyrtar i lartë është pezulluar nga detyra me urdhër të ministrit teknik të institucionit. Ky është Alqi Kushi, Drejtori i përgjithshëm të Shërbimeve Mbështetëse në MAS.
Urdhërin e largimit të tij e ka dhënë ministrja Mirela Karabina vetë një ditë pasi ndaj Kushit është depozituar edhe kallëzimi në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Në njoftimin e MAS sot, thuhet se pas depozitimit të kallëzimit penal për shtetasin Alqi Kushi, me funksion Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse pranë kësaj ministrie, sot, më datë 16.06.2017 Ministrja e Arsimit dhe Sportit zonja Mirela Karabina, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershme të z. Kushi nga detyra.”
Kallëzimi që i parapritu pezullimit sot është bërë, sipas MAS, për shkak të shkeljeve të rënda ligjore të kryera nga Kushi në lidhje me moskryerjen dhe mospërmbushjen e detyrave të caktuara, të cilat kanë sjellë pengimin e punës në këtë institucion në periudhën e proceseve të rëndësishme sipas kalanderit të MAS.
Kushi thuhet se ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, “Kryerje të Veprimeve Arbitrare”, “Kanosje për shkak të detyrës” si dhe “Fyerje për shkak të detyrës. (J.V/Shuplaka)