Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohln, ka ndërruar sot jetë në moshën 87 vjeçare.
Ai do të mbahet mbahet si arkitekti që bashkoi Gjermaninë pas ndarjes së saj në dy pjesë, lindore dhe perendimore, si dhe për kontributin e tij të madh politik e ekonomik për integrimin e Evropës.
Helmut Kohli i dha emrin e tij një brezi të tërë – “brezit Kohl”.
Ai lindi në Ludwigshafen më 3 prill të vitit 1930, ishte vetëm 17 vjeç kur iu bashkua konservatorëve të Unionit Kristian-Demokrat (CDU), ndërsa ishte aktiv në këtë parti gjatë kohës që studionte për Histori, Ligj dhe Qeverisje, si dhe Politika Publike.
Në vitin 1969, Helmut Kohli u zgjodh kryeministër i landit të Rheinland-Pfalzit. Në moshën 39 vjeçare ai qe kryeministri më i ri që e pati marrë ndonjëherë këtë post.
Në vitin 1982 ai u zgjodh Kancelar i Gjermanisë.
Me një mocion votëbesimi kundër Kancelarit socialdemokrat Helmut Schmidt, Kohli erdhi në pushtet. Më parë ai pati bindur kryetarin e partisë liberale, FDP, Hans-Dietrich Genscher, që t’i braktiste socialdemokratët dhe të kalonte në koalicion me CDU.
Gjatë viteve të para të qeverisjes së Kohl pati pakënaqësi. Ai fitoi reputacion jo vetëm për zgjidhjen e problemeve të brendshme, por edhe për pakësimin e tyre. Ai iu kundërpërgjigj kritikave duke riformatuar vazhdimisht kabinetin. Vizita e tij në varrezat e qytetit gjerman, Bitburg, së bashku me presidentin amerikan Ronald Reagan në vitin 1985 nxiti debat, pasi aty ishin varrosur edhe pjesëtarë të “Ëaffen SS”, organizatës paraushtarake naziste, së bashku me ushtarë amerikanë.
Në një tjetër rast, ai krahasoi kreun e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, me ministrin nazist të Propagandës, Joseph Goebbels. Por ishin pikërisht politikat e Gorbachevit, të njohura si “glasnost” dhe “perestrojka”, që i sollën më shumë përfitime Kohlit.
Këtë post e mbajti deri në 1998. Ai kulmin e karrierës politike e arriti në vitet 1989 dhe 1990.
Menjëherë pas rrëzimit të Murit të Berlinit, në vitin 1989 Kohli mori iniciativën dhe hartoi një plan me dhjetë pika me synim ribashkimin e dy shteteve gjermane sa më shpejt që të ishte e mundur.
Ai, si një politikan dhe diplomat I shquar arriti të qetësonte vendet Europiane që kundërshtonin bashkimin e Gjermanisë, sepse mund të bëhej shumë e fuqishme.
Kohln deklaroi në atë kohë se gjermanët kishin mësuar nga historia dhe tani ishin të interesuar për liri, paqe dhe fqinjësi të mirë.
Kontribut të vecantë Helmut Kohl ka në avancimin e projektit evropian. Pas këmbënguljes kryesisht të Francës, për të avancuar bashkimin politik të Evropës, si kusht që Presidenti francez François Mitterrand të jepte dakordimin për bashkimin e Gjermanisë, Kohl dha aprovimin për avancimin e institutucioneve evropiane dhe ecjen drejt Marrëveshjes së Mastrihtit. Gjermania ra dakord të braktisë simbolin e saj ekonomik, monedhën më të fortë evropiane, monedhën gjermane, Dojçmark dhe zëvendësimin e saj me Euron.
I ndërgjegjshëm për rëndësinë e bashkimit politik të Evropës, Kohl do të shkruante në atë kohë se avancimi i arritur i ndërvarësive ekonomike dhe politike të Evropës, e bënte edhe praktikisht të pamundur kthimin pas, në epokën e luftërave në Evropë.
Helmut Kohln u tërhoq nga politika në 1998, pasi humbi zgjedhjet.
Ai e la CDU-në në duart e kancelares Angela Merkel, e cila në një moment I kishte treguar “vendin” atij duke I thënë se tani kryetare e CDU është ajo, pas ndërhyerjeve që Kohln kishte bërë për sa I përket drejtimit të partisë.
Për gjermanët ai do të ngelet njeriu i cili bashkoi kombin. (B.H/Shuplaka)