Ministri teknik i Brendshëm Dritan Demiraj ka dalë në deklaratë për mediat ku tha se Policia e Shtetit nuk mund të bëhet pjesë e mbështetjes ndaj partive në këtë kohë fushate.
Pjesë nga fjala e Demirajt:
Kodi Penal i ndryshuar parasheh se shpërdorimi i autoritetit policor për të influencuar një parti politike, për të influencuar pjesëmarrjen në veprimatri politike me kryerjen e çdo veprimi apo propagande përbën vepër penale dhe dënohet nga 1-5 vjet burgim.
Policia e Shtetit është në monitorim të rreptë, të rrespektojnë ligjijn dhe masat do të jenë proporcionale me ligjin. Kam marrë të gjitha masat. Ligji për policinë e shtetit përcakton kufizimet të policisë së shtetit të cilit i ndalohet të jetë anëtar i ndonjë partie apo të mbështesë organizatën e një paritë duke marrë pjesë fizikisht apo financiarisht.
Kujtojmë se sot kryeministri Edi Rama i bëri thirrje punonjësve të policisë që pas orarit të punës të angazhohen në fushatë. Për këtë pati edhe një reagim nga LSI që e quajti skandaloze dhe paligjshme thirrjen e kryeministrit.
(M.D/Shuplaka)