Kreu i Partisë Demokratike ka qenë i ftuar sot në emisionin ‘Zonë e lirë” ku i ka kthyer një përgjigje deklaratës së kryeministrit të vendit Edi Rama në Kucovë, ndërsa foli edhe për programin e PD-së.
Ajo që nuk pritej ishte publikimi i fotos së Bashës kur ishte student në Holandë, foto në të cilën shfaqet shumë ndryshe me syze dielli dhe biçikletë.
Basha shpesh në fushatat elektorale tregon për kohën kur ishte student, foto që ngjalli shumë reagime nga ndjekësit e emisionit pasi në një kohë rekord u dërguan më shumë se 1000 sms. (S.SH/Shuplaka)