Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka mbështetur sonte deklaratën e Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj për Policinë e Shtetit se nuk duhet të marrin pjesë në fushatë.
Në “Studio e Hapur” Majko tha se Rama e kaloi cakun por se thirrja e tij kishte një konotacion familjar për policët.
“Rama e kaloi cakun. Nuk i heq asnjë presje deklaratës së ministrit. Por deklarata e Ramës kishte një konotacion tjetër, familjare”, tha Majko.
“Çfarë doni të them? Kjo është një dramë e madhe që po e krijon regjimi i Edi Ramës në Shqipëri? Merreni me detajet. Shikoni standardin, kur ministri jo i PS del dhe reagon. Politika po bën një fushatë më se të zakonshme”, shtoi ndër të tjera Majko.
Rama nga Berati u bëri thirrje policëve që pas orarit zyrtar të punës të heqin uniformën dhe të bëjnë fushatë duke mbështetur PS-në.
(M.D/Shuplaka)