Ministri i Jashtëm Bushati ka reaguar pas intervistës së Presidentit të Zgjedhur Meta për televizionin grek “Star”, ku deklaronte se me vendet fqinje do kishte marrëdhënie të ngushta dhe jetike.
Bushati e quan intervistën e Metës suerreale. Ai shkruan se partnerët e sigurt shihen në sy dhe flasin troç; tregtarët e flamujve e shesin miqësinë e vërtetë për një pjatë thjerrëza.
Postimi i Bushatit:
Kjo fushatë, që është me e qeta dhe me e papolarizuara në historinë e pluralizmit, falë marrëveshjes politike të ofruar nga Partia Socialiste për opozitën, po kthehet dita-ditës në një fushatë të Presidentit të zgjedhur të Republikës, kundër qeverisë dhe opozitës, si të përfaqësonte një lëvizje shtet-shthurëse.
Linja jonë ka qenë mospërfshirja në sherrin e stisur.
Vetë Kryeministri ka zgjedhur linjën e mosshpërqëndrimit nga mesazhi ynë për drejtësinë, ekonominë, punësimin dhe reformat shtetbërëse. Megjithatë e kam të pamundur të mos shprehem për intervistën surreale të Presidentit të zgjedhur me votat tona, për një media të huaj.
Partnerët e sigurt shihen në sy dhe flasin troç; tregtarët e flamujve e shesin miqësinë e vërtetë për një pjatë thjerrëza. Në fund hesapi është i qartë dhe çdo partner brenda dhe jashtë mund t’i bjerë lapsit: qartësi strategjike për një bashkëpunim jetik mes Shqipërisë dhe vendeve të rajonit. Lajkat dhe përkëdheljet sterile i takojnë një politike të vjetër.
(M.D/Shuplaka)