Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova ka nënvizuar faktin se partia që ai përfaqëson ka në dorë çelësin e krijimit të qeverisë së re.
Rugova theksoi se janë disa arsye që kanë ndikuar në rezultatin e kësaj partie në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që elektorati ta ketë ndëshkuar LDK-në për shkak të koalicionit me PDK-në. Megjithëse në një intervistë për Epokën e Re, ai bëri të qartë se kjo parti nuk do të bëj koalicion me PDK-në.
Rugova gjithashtu ka theksuar se pas certifikimit të rezultateve përfundimtare, do të fillojnë negociatat me subjektet e tjera për koalicionet paszgjedhore.