02:48 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

“Rama e kaloi cakun”, deklarata e paprecedentë e kryeministrit për policët në fushatë dhe reagimi në një zë i Demirajt dhe Majkos

08:24 | 17/06/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rama e kaloi cakun”, deklarata e paprecedentë e kryeministrit për policët në fushatë dhe reagimi në një zë i Demirajt dhe Majkos

Një deklaratë e paprecedentë u konsiderua ajo e ditës së djeshme që bëri kryeministri Rama nga Kuçova. Për herë të parë në këtë fushatë ai i bëri thirrje punonjësve të Policisë që të dalin në fushatë të mbështesin PS-në.

‘’ U bëj thirrje policisë, në momentin që lënë uniformën, pas pune të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS.

Të mos lejojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën blu, që ne e kemi pastruar dhe lartësuar dhe bashkë në 4 vite ta bëjmë Policinë e Shtetit të jetë në mesataren e policisë së BE’’, deklaroi Rama.

Mirëpo kjo hasi në reagimin e menjëhershëm të ministrit të brendshëm Demiraj i cili paralajmëroi se çdo polic që bëhet pjesë e fushatës dënohet nga 1 vit deri në 5 vite burg.

Kundra deklaratës së Ramës u rreshtua dhe deputeti i tij Pandeli Majko, i cili u shpreh se nuk i heq asnjë presje asaj që ka thënë Demiraj dhe se kryeministri këtë herë e ka kaluar cakun.

Kundër deklaratës së Ramës nga Kuçova u shpreh dje dhe nënkryetari i LSI-së Luan Rama. Në një deklaratë nga selia e kësaj partie ai u shpreh se Rama po tenton të kërcënojë votuesit.

DEKLARATA E RAMËS:

U bëj thirrje mësuesve të mos lënë minutë ditë e natë pa shfrytëzuar. U bëj thirrje policisë, në momentin që lënë uniformën, pas pune të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS. Të mos lejojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën blu, që ne e kemi pastruar dhe lartësuar dhe bashkë në 4 vite ta bëjmë Policinë e Shtetit të jetë në mesataren e policisë së BE. I bëj thirrje punonjësve të shtetit të bëjnë të njëjtën gjë, do rrisim rrogat me 40% dhe do bëjmë të mundur që për herë të parë administrata të jetë e shtetit dhe jo e coptuar në zyra të partisë së pushtetit.

REAGIMI I DEMIRAJT:

Kodi Penal i ndryshuar parasheh se shpërdorimi i autoritetit  policor për të influencuar një parti politike, për të influencuar pjesëmarrjen në veprimatri politike me kryerjen e çdo veprimi apo propagande përbën vepër penale dhe dënohet nga 1-5 vjet burgim.

Policia e Shtetit është në monitorim të rreptë, të rrespektojnë ligjijn dhe masat do të jenë proporcionale me ligjin.  Kam marrë të gjitha masat. Ligji për policinë e shtetit përcakton kufizimet të policisë së shtetit të cilit i ndalohet të jetë anëtar i ndonjë partie apo të mbështesë organizatën e një paritë duke marrë pjesë fizikisht apo financiarisht.

MBËSHTETJA E MAJKOS:

Rama e kaloi cakun. Nuk i heq asnjë presje deklaratës së ministrit. Por deklarata e Ramës kishte një konotacion tjetër, familjare”, tha Majko.

Çfarë doni të them? Kjo është një dramë e madhe që po e krijon regjimi i Edi Ramës në Shqipëri? Merreni me detajet. Shikoni standardin, kur ministri jo i PS del dhe reagon. Politika po bën një fushatë më se të zakonshme. 

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: demirajedi ramaPandeli Majkopolicet ne fushate
Pas

Nënkryetari i LDK-së: Kemi në dorë çelësin e krijimit të qeverisë së re

Para

Fuga s’lë pa ja kujtuar Ramës administratën e politizuar: Tani e morët vesh ju?? Katër vite na thatë se kishit bërë shtet!

Para
”Pse nuk kemi bërë shtet”, Fuga flakë për flakë ia thotë publikisht Ramës

Fuga s'lë pa ja kujtuar Ramës administratën e politizuar: Tani e morët vesh ju?? Katër vite na thatë se kishit bërë shtet!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.