Të paprecedentë, të papranueshme dhe të paligjshme e ka konsideruar kreu i Kuvendit Ilir Meta thirrjen e Ramës për punonjësit e policisë së shtetit.
Në një deklaratë përpara mediave Meta u shpreh se kjo nuk ka ndodhur as në periudhat më të errëta të Shqipërisë.
Ai vijoi më tej duke thënë se ky është një presion i pastër ndaj votuesve.
DEKLARATA E METËS;
Në rradhë të parë dua të uroj zonjën Tabaku. Patjetër që Reforma do të vazhdojë. Së dyti dua të shpreh shqetësimin e thellë të deklaratës jo vetëm të paligjshme po edhe të papërgjegjshme të kryeministrit Rama në lidhje me përfshirjen e policisë së shtetit në zgjedhje. Dua të denoncoj dhe heshtjen e papranueshme të Drejtorit të Policisë së Shtetit.
Unë e kam denoncuar qartë edhe më parë këtë lidhje të tyre me krimin. Kam komunikuar sot me ministrin e Brendshëm dhe ja kam bërë të qartë se do të komunikoj me të gjithë drejtuesit e policisë së Shtetit përveç atij të Përgjithshëm. Shqipërisë i mjafton njolla e drogës, nuk I duhet dhe ajo e cënimit të zgjedhjeve. Po unë ju garantoj që kjo nuk ka për të ndodhur.
Nuk është çështje ndjese, se është e qartë se rruga që ai ka zgjedhur është ajo e presioneve dhe e keqpërdorimit të administatës. I shihni fare mirë edhe autobusët që mbushen me njerëzit e administatës nëpër mitingje. Në Polici nuk kanë pse merren me politikanët. Ka një lidhje mes bandave me Policinë në Lezhë, në Berat, në Shkodër dhe në disa zona të tjera. Unë tani do të shkoj drejt Lezhës ky një kryeplak është dhunuar.
Cdo shef komisariati do jetë përgjegjës dhe do dënohet jo vetëm 1-5 vjet burg, do mbajnë përgjegjësi. Gjërat duhet të jenë të qarta. Është e turpshme të kemi gjendje të tilla dhe mos kemi distancime të prera. Qytetarët e Shqipërisë janë të qartë dhe e kuptojnë kush ka frikë nga vota e lira. Edi Rama, Ilir Meta dhe Lulzim Basha kanë vetëm një votë si çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë prandaj duhet të heqim dorë nga presioni. Secili duhet të bëjë detyrën e tij.
Akt skandaloz i turpshëm dhe kriminal, antishtet dhe njëkohësisht një akt i shëmtuar i kryepolicëve për t’u bërë presion qytetarëve!’”, u shpreh Meta.
(E.K/SHUPLAKA)