Është ndarë nga jeta kirurgu i mirënjohur shqiptar Simon Çapeli. Ndryshe i quajtur “kirurgu me duart të arta”, Çapeli ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare.
Ai ishte një pedagogët e vjetër të mjekësisë dhe “baballarët” e kirurgjisë.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka hidhëruar jo vetëm familjen por edhe miq, të afërm, kolegë, ish-studentë dhe të gjithë ata që e njihnin. Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të mjekut të njohur shqiptar do të bëhet sot në Kishën Katolike në “Rrugën e Kavajës”, në orën 17:00.
(E.K/SHUPLAKA)