Një foto e këngëtarit të famshëm botëror po qarkullon në rrjet, në të cilën ndodhet edhe flamuri i LSI-së, mbajtur nga një person tjetër.
Këngëtari i famshëm muzikës Hip Hop, Chris Brown, ka shprehur përkrahjen e tij për Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke përqafuar djaloshin që mban flamurin.
Fotografia është postuar në profilin zyrtar të LSI-së në Facebook, e shoqëruar edhe me një mesazh.
“Edhe yjet botërore e dinë që LSI është forcë e parë dhe e paparë. Këngëtari i famshëm Chris Brown i bashkohet Uraganit LSI. E mirëpresim në Tiranë, në festën tonë të fitores, më 25 qershor….”, thuhet në publikimin e LSI-së. (V.G/SHUPLAKA)