Kreu i opozitës Lulzim Basha, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se ai nuk e di që taksa e biznesit të vogël është zero.
“Ky edhe s’di edhe s’do, ia jap një ditë përpara planin tim ekonomik dhe të vijë të debatojmë, se ai nuk ka plan, ka ide në hava.
Shikoni çfarë ka thënë sot. Kam qenë në Tiranë dhe kam prezantuar pullën fiskale, që ndalon tatimorët.
Sot paska thënë taska e biznesit të vogël është zerrto, por luli nuk di e tërr tërr tërr.
E para e punës, ishte ne që luftuam të parët për biznesin e vogël, por ai kur u ngritën sipërmarreësit në këmbë, kopjoi programin se as të kopjojë s’di, e gjasme bëri zero taksën. Por nuk është zero taksa e biznesit të vogël, e gjelbërimit, ndriçimit, ka fut edhe taksë shkolle, kanalizimi, mbi të gjitha gjobat. Se vijnë edhe këta tatimorët, që ne do i ndalojmë me këtë pullë fiskale. Që marrin më shumë sesa një apo dy vite tatim. Me një million lekë nëse tatimin e kishte 500 mijë, ata marrin më shumë. PRandaj duyhet të fusim pullën piskale, si edhe prej 1.5%.
Kështu nuk hyn më tatimori, kush terrorizon biznesin e vogël do ta çojmë në prokurori e burg”, deklaroi Basha. (D.D/Shuplaka)