Kryeministri Rama ka thënë se është shumë i nderuar që kishte takuar dhe shtrënguar dorën me disa democrat përpara se të bgjitej në podium.
“Shtrëngova duart me disa demokratë që prej vitesh kanë votuar PD-në dhe më 25 qershor janë bashkuar me ne jo për t’u bërë socialistë por për ta ngritur në lartësinë e duhur flamurin e Shqipërisë, jo për të ndryshuar bindjet e tyre, por për të ndryshuar Shqipërinë për ta bërë shtet me punë e mirëqënie”, tha Rama.
Ai deklaroi para pjesëmarrësve në miting se kjo ishte diçka shumë e mirë sepse kjo ishte një fushatë që shkonte përtej partive politike dhe ishte vetëm për Shqipërinë.
Rama gjithashtu para Shkodranëve tregoi që kishte konsideratë për Jozefina Topallin, dhe se Shkodranët kanë të drejtë kur thonë se gjithçka që është bërë në Shkodër e ka meritën Jozefina Topalli, por sipas tij PS dhe të gjithë së bashku mund të bëjnë shumë më tepër.
Ai u ka bërë apel përsëri qytetarëve që ta ndihmojnë për të marrë i vetëm drejtimin e qeverisë. (B.H/Shuplaka)