Pas përforcimit me Donjet Shkodrën, Bruno Ditën dhe Goran Vujoviç, lojtari i radhës që do të bëhet pjesë e korçarëve është ish-mesfushori i Tiranës, Afrim Taku.
Kjo është goditja e 4 për Korçarët në këtë merkato, edhe pse të përfolur që mund të bien një kategori më poshtë.
Burime pranë klubit të Skënderbeut konfirmuan për “Panorama Sport” se futbollisti ka pranuar ofertën e drejtuesve dhe do të niset drejt Sllovenisë për t’iu bashkuar skuadrës në stërvitje. Taku kishte marrë prej disa ditësh një ofertë nga Skënderbeu dhe kishte kërkuar kohë para se të merrte një vendim, të cilin e ka marrë sot dhe në sezonin e ardhshëm do të vishet me ngjyrat bardhekuq. (B.H/Shuplaka)