Një konflikt mes banorëve në shtëpinë më të famshme, atë të “Big Brother”-it, është përcjellë edhe live gjatë mbrëmjes së djeshme. E gjitha ka nisur me komentin e Fotinisë drejtuar Fiorentinës: “Fiorentina, o bishë”, për t’u ndjekur nga tonet e larta.
“More flakë si një fishekzjarr”, ka qenë reagimi i Arbanës ndaj Olsit, referuar asaj që përcjell gazeta “Express”. Ndërkaq ky i fundit ka vijuar debatin brenda shtëpisë drejtuar kundërshtarëve: “O fytyrë e poshtër, ta rregulloj unë o i pafytyrë, të nxjerr këpucën…”, të cilit Danjeli i është përgjigjur: “Po bën presion…”
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i moderatores Arbana Osmani, e cila është shprehur: “Kujdes me tonin, do doja të nxirrje të dyja këpucët të të shikoj se ç’do bëje. Realisht është e turpshme të degradojë muhabeti në këtë pike.”
(XH.A/SHUPLAKA)