Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur paraditen e kësaj të diele në Kamëz për t’u takuar nga afër me tregtarët e për të folur me ta rreth bizneseve të tyre.
Gjatë ecjes në këmbë në një zonë të Kamzës, ai është takuar me tregtarë dhe qytetarë, ku njëra prej tyre i është ankuar për gjobat e vendosura. “Na mbytën me gjoba” është shprehur njëra prej tyre.
Kryetari i PD-së i është përgjigjur: “Ja ku e ke pullën po tu afrua njeri do ti çojmë për ndjekje penale.”
Teksa data e zgjedhjeve po afron, kreu i demokratëve përveçse takimeve elektorale, po zhvillon edhe takime të afërta me qytetarët për t’u prezantuar programin dhe njohur me problematikat e tyre.
(XH.A/SHUPLAKA)