Është vënë në pranga autori i dyshuar i të shtënave me armë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Babrru, nga të cilat mbeti i plagosur shtetasi me iniciale U. M. 35 vjeç.
Ngjarja ndodhi mbëmjen e djeshme rreth orës 23:50 në lagjen “Shpat” të Babrrusë. I arrestuari është identifikuar si Ladimir Kallja 24 vjeç, i cili qëlloi me armë 35-vjeçarin duke e plagosur në disa pjesë të trupit.
Mbi të rëndon akuza për kryerjen e dy veprave penale: “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Fatmirësisht, 35-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
(XH.A/SHUPLAKA)