23:56 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Zjarr masiv në Portugali, 57 të vdekur (VIDEO)

16:41 | 18/06/2017
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zjarr masiv në Portugali, 57 të vdekur (VIDEO)

Një zjarr masiv në pjesën qendrore të Portugalisë mori jetën e dhjetra personave, shumë prej të cilëve kishin ngelur brenda në makinat e tyre ndërsa flakët përfshinin rrugën. Zjarri shpërtheu të shtunën në zonat malore të Pedrogao Grande, 150 kilometra në verilindje të Lisbonës.

Kryeministri portugez e quajti “tragjedinë më të madhe të jetës njerëzore që ne kemi njohur ndër vite”, shkruan VOA. 

57 persona humbën jetën, dhe dhjetra të tjerë u lënduan, duke përfshirë katër zjarrfikës dhe një fëmijë, tha zyrtari i Ministrisë së Brendshme Jorge Gomes për kanalin mediatik të shtetit RTP. Autoritetet thanë se temperaturat që arritën 40 gradë celsius gjatë ditëve të fundit mund të kenë luajtur një rol në përhapjen e shpejtë të zjarrit rreth 150 kilometra në verilindje të Lisbonës. Rreth 700 zjarrfikës vazhdojnë përpjekjet për të mposhtur flakët.

Një rrufe besohet të ketë qenë shkaku i zjarrit në zonën e Pedrogao Grande, pasi hetuesit gjetën një pemë që ishte goditur gjatë një stuhie, tha kreu i policisë gjyqësore kombëtare për mediat portugeze.

Portugalia, ashtu si shumica e vendeve të Evropës jugore, është e rrezikuar nga zjarret pyjore gjatë muajve të thatë të verës.

 

Gushtin e kaluar, një shpërthim zjarresh në të gjithë Portugalinë mori jetën e katër personave, duke përfshirë tre në ishullin e Madeirës, dhe shkatërroi zona të mëdha pyjore.

Shumë udhëheqës botërorë, duke përfshirë kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy, presidentin francez Emmanuel Macron, Papa Françeskun dhe kryeministrin indian Narendra Modi, shprehën solidaritet me Portugalinë.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: portugalizjarr
Pas

Kurti: Koalicioni i udhëhequr nga PDK po synon t’i vjedhë deputetë LDK-së dhe AKR-së, nuk jepet Republika për poste

Para

Shkarkohet Devi Muka, konfirmohet nga presidenti i Tiranës

Para
Shkarkohet Devi Muka, konfirmohet nga presidenti i Tiranës

Shkarkohet Devi Muka, konfirmohet nga presidenti i Tiranës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.