Kryetarja e LSI-së, Sajmira Laçi, dhe LRI-së në Pukë, Romina Kuçi, sot pasdite kanë bërë një denoncim për ushtrim dhune ndaj tyre.
Për Report TV, Laçi u shpreh se njerëz të PS kanë zërë pritë me makina dhe i kanë kërcënuar me jetë.
“Kam qenë duke u kthyer nga Fierza, nga Fierza deri në komunën Blerim na ka ndjekur një makinë, ka qenë vendosur kryq në rrugë disa furistrada me logon e PS, kanë qenë më shumë se 20 persona. Nuk kanë ushtruar dhunë fizike, por psikologjike, më kanë kërcënuar me jetë. Pal Doçi i deleguari i kryeministrit më ka thënë dy herë ty do të të pushkatoj, i kam thënë pushka top t’u bëftë. Në Fushë-Arrës jemi ndaluar pa asnjë lloj motivacioni nga policia. Romina është rrëzuar keq, ka kërkuar ambulancën para se të bjerë në tokë pa ndjenja, por policia nuk e mori. Kur u rrëzua e kemi marrë dhe e kemi çuar në spital, gjendja e saj nuk është e mirë”, tha ajo.
(M.D/Shuplaka)