Nënkryetari i LRI, Klevi Pojana ka shkruar pas dhunimit të tre personave ditën e sotme që ishin kryetarja e LSI Pukë, kryetarja e LRI Pukë dhe koordinatori i LSI në Fushë-Krujë.
“Ju që dhunoni gra dhe vajza jeni burracakë dhe qënie të pështira!Ju që i urdhëroni jeni po aq fajtorë dhe kriminelë”,-shkruan Pojana.
Postimi i Pojanës:
Ju që dhunoni gra dhe vajza jeni burracakë dhe qënie të pështira!
Ju që i urdhëroni jeni po aq fajtorë dhe kriminelë!
Nuk ka frikë, nuk ka tërheqje dhe as kthim pas në rrugën tonë!
Fajtorët do ta paguajnë, diktatura është vrarë në këtë vend dhe për të nuk mund të ketë më ‘Rilindje’!
Rinia shqiptare nuk do të mbahet peng nga banda e narkopërdoruesve dhe narkotrafikuesve, ajo e ka bërë zgjedhjen e saj, ajo ka zgjedhur rrugën e integrimit!
LSI e përbuz dhunën dhe imponimin! Dënimi ynë do të vras aspiratën e atyre që duan oligarkinë! Në 25 Qershor merr fund e keqja!
LSI forcë e parë, për një shans për të gjithë, për një të ardhme më të mirë!
(M.D/Shuplaka)