09:56 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shorti i Ligës së Europës, një ekip mund t’a kalojë turin dhe pa luajtur

08:14 | 19/06/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shorti i Ligës së Europës, një ekip mund t’a kalojë turin dhe pa luajtur

Skuadrat shqiptare mund të kalojnë direkt në turin e dytë të Ligës së Europës nëse shorti i vë përballë bullgarëve të CSKA të Sofjes. Edhe pse kjo skuadër gjendet në vazot e shortit të turit të parë, brenda dy javësh ajo do të mësojë nëse do të mund të marrë pjesë në këtë turne, apo nëse do të përjashtohet nga aktivitetet europiane deri në vitin 2019.

Gjithçka ka lidhje me licencën për të marrë pjesë në Europë, pasi klubi e ka siguruara atë nga Federata Bullgare, por UEFA i është kundërvënë duke ia refuzuar, për shkak se CSKA Sofja është një klub i ri, i krijuar vetëm një vit më parë.

Klubi i vjetër me emrin CSKA Sofja falimentoi në vitin 2015 dhe përfundoi në kategorinë e tretë, te amatorët. Atje luajti një vit, ndërsa fitoi Kupën e Bullgarisë, por nuk mund të luante në Europë për shkak të rregulloreve të UEFA-s për klubet e falimentuara.

Presidenti i klubit, Grisha Gançev, një vit më parë shkriu skuadrën e Liteks me CSKA Sofja, duke ringjallur klubin e vjetër dhe tentuar të anashkalojë problemet ndërkombëtare. Por UEFA ka një rregull që brenda tre vitesh pas falimentit nuk mund të ndryshosh emërtim, apo formë të klubit për të pastruar financat, ndaj CSKA Sofja nuk u regjistrua dot në Kupat e Europës.

Klubi siguroi në këtë sezon përsëri të drejtën për të luajtur në Europë, pasi apeloi në KAS dhe  ky i fundit ia ka mundësuar, meqë Federata Bullgare ia ka dhënë licencën për ta bërë një gjë të tillë.

Nesër, Komisioni i Fair Play FInanciar në UEFA do të nisë procedurat e reja kundër CSKA Sofjes, sepse ka thyer rregullat e licencimit dhe brenda dy javëve të ardhshme do të vendosë nëse ky klub do të marrë pjesë në sezonin 2017-2018, apo nëse do të përjashtohet edhe për dy sezone. Sipas precedentëve të mëparshëm, rregulli i tre viteve është i pakthyeshëm ndaj pritet përjashtimi i CSKA Sofjes nga Liga e Europës.

Kësisoj, nëse skuadrave shqiptare do u bjerë në short skuadra bullgare, e cila për momentin është e pozicionuar në vazon e të fortëve, shumë lehtësisht mund të kalojnë turin pa luajtur asnjë ndeshje. Në rastin më të keq, do të luajnë ndaj ekipit Dunav 2010, i cili mbylli kampionatin bullgar në vendin e katërt, duke mos arritur të kualifikohet në Ligën e Europës.

Në vitet e kaluara, përballjet shqiptaro-bullgare në aktivitetet europiane kanë qenë të shpeshta pasi UEFA i përfshin zakonisht në të njëjtën ndarje gjeografike që krijon për shortin./Panoramasport

 

 

 

Etiketa: europa leaguesport
Pas

PAMJE TRONDITËSE/ Si u fut mes turmës furgoni në Londër

Para

Zgjedhjet, Topi: Fushata nuk ka përmbajtje, Rama e Basha mbuluan me grim një plagë të madhe në Shqipëri

Para
Topi tregon për takimin me Ramën kur opozita ishte në çadër: Ishte i qetë se mund të hynte në zgjedhje pa PD-në

Zgjedhjet, Topi: Fushata nuk ka përmbajtje, Rama e Basha mbuluan me grim një plagë të madhe në Shqipëri

Discussion about this post

 



Të Fundit

U denoncua publikisht nga Rama për ndërtimet në Theth, prokurorja Elsa Gjeli letër KLP-së: Jam e gatshme të përgjigjem para çdo institucioni

Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, fokus në problematikat e sezonit turistik

Doli nga burgu pak ditë më parë, Ervin Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës pas lirimit me kusht

Durrës/Kapet dhe ndalohet 26-vjeçari i shpallur në kërkim për vjedhje të përsëritura në një lokal ku punonte

Osmani diskuton me zëvendëssekretarin Landau për bashkëpunimin ekonomik Kosovë – SHBA

Vijon operacioni për lirimin e hapësirave publike në plazhet e qarkut, procedohet një subjekt në Darëzezë

Bitcoin arrin nivelin historik prej 118,400 dollarësh

Do të zgjasë 14 vite/ Kievi: Ukrainës i duhen rreth 850 miliardë dollarë për rindërtimin

Kancelari gjerman i kërkon Trumpit të qëndrojë pranë Evropës në mbrojtje të Ukrainës

Romë, Meloni dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshjen 10 miliardë euro për Ukrainën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.