Për uljen e TVSH-së me 6% për sektorin e Turizmit, Helga Vukaj ka deklaruar se kjo nxit invesitmet në këtë fushë.
“Impelmentimi shoqërohet me rritje të konkurrencës. Grupet e interest të japin vlerësimin sa më shpejt. Ndryshimet në TVSH të zbatohen që në këtë sezon veror.”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Financave.
DEKLARATA E MINISTRISË SË FINANCAVE:
Në kuadër të konsolidimit të projekt-vendimit të Këshillit të Ministrave për zbatimin e ndryshimeve në ligjin për TVSH-në, Ministrja e Financave e ka përcjellë këtë akt për vlerësim pranë Këshillit Tatimor si dhe grupeve të interesit, pas kërkesës së tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Ministria e Financave ka përgatitur aktin në fjalë dhe mbetet në pritje të vlerësimeve përfundimtare nga institucionet e mësipërme për miratimin e tij.
“Ministrja e Financave, Vukaj bëri pjesë të konsultimit grupet e interesit/dhomat e biznesit, me qëllim konsolidimin e këtij projekt-vendimi. Ministria e Financave nxit grupet e interesit/dhomat e biznesit dhe Këshillin Tatimor që sa më shpejt të japin vlerësimet e tyre në mënyrë që ndryshimet në Ligjin për TVSH-në të implementohen gjatë sezonit turistik të këtij viti.
Ulja e TVSH-së në masën 6 % për strukturat akomoduese në fushën e turizmit pritet të nxisë investimet në këtë sektor jetik për ekonominë shqiptare. Implementimi i tij do të shoqërohet me rritjen e konkurencës dhe uljen e çmimeve. (J.V/Shuplaka)