Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa e ftuar në ‘New York Times’ ku pyetje ishin të shumta për 21-vjecaren, nga gaztari.Ndër të cilat përsëritej shpesh kërkesa për të bërë një këngë shqip.
“Kam shumë dëshirë të këndoj në shqip. Jam emocionuar shumë kur kam kënduar në Kosovë, në vendin e prindërve të mi. Nuk e di nëse ndonjëherë do të bëj këngë në gjuhën shqipe, por do të doja shumë,” – është shprehur ajo.
Dua mori komente shumë pozitive për performancën e saj, teksa e shoqëronte edhe një djalë me kitarë për të bërë muzikën. Këndoi shumë këngë të albumit të saj të ri, që sapo ka dalë në treg.
Dua tregoi për publikun se disa nga këngët e saj nuk ka arritur ti bëjë pjesë të këtij albumi. (S.SH/Shuplaka)
https://www.facebook.com/nytimes/videos/10151207259199999/