Kryeministri Rama i ftuar në emisionin e Ylli Rakipit ka sulmuar kë të mundej, duke filluar sigurisht nga ata që ai i quan mediat e kazanit.
Sigurisht që gjatë gjithë bisedës që zgjati gjatë dhe nisi me një orë vonesë nga axhenda elektorale e kryeministrit tonet nuk qenë të qeta.
Po ashtu nuk kanë munguar as batutatt për gjestikulacionet e Ramës, por kryeministri është shpjeguar që kjo është pjesë e sjelljes së tij individuale.
DEBATI:
Rakipi: Unë të pyes ti nuk më kthen përgjigje?
Rama: Po të them se nëse ka një fushë ku bëhet dallim, është fusha në sektorin e naftës.
Rakipi: E mirë, mos bëj ato gjestikulacione me duar
Rama: Po ca ke ti, unë jam Edi Rama para se të jem kryeministër
Rakipi: Po dhe unë të kam votuar, por jam bërë pishman. Unë të falënderoj që vjen se kreu i opozitës nuk vjen të mbrojë veten.
Rama: Po mirë ta bën…
Rakipi: Mirë ja bënë vetes ai, jo mua.
Rama: Po të kujtoj se jemi me një sistem taksimi të përmbysur. Nuk ka pasur rend në financa.
Rakipi:Ti do më thuash gjërat që ti bën, por unë po të pyes për gjërat që nuk ke bërë.
Rama: Po ta them është e turpshme ajo që bëni ju me koncesionet. Saliu thoshte që mjetet të skanohen në doganë dhe ja vinte faturën individit. Po kjo është kriminale. Ne bëjmë PPP, por ne nuk ju themi atyre të paguajnë sepse paguan shteti.
(E.K/SHUPLAKA)