Në Lezhë gjykata ka dhënë dy vite burg për 50-vjeçarin Filip Shtjefanin dhe për 48 vjeçaren Lula Marku.
Sëbashku me Lula Marku akuzohen se kanë shfrytëzuar për prostitucion 24 vjeçaren Englantina Metolli në një lokal të marrë me qera në Lezhë dhe se për tre ditë me radhë çifti që bashkëjetonte e ka mbajtur të mbyllur në një banesë.
50 vjeçari akuzohej për “Shfrytëzim prostitucioni”, “Mbajtje e ambjenteve për prostitucion”, “Heqje e paligjshme e lirisë së personit”, “Shkaktim i vetëvrasjes”, pasi mbante me dhunë vajzën e sipërpërmendur në lokal dhe e shfrytëzonte si prostitute. Sipas policisë vajza nuk duronte dot tmerrin dheu hodh nga dritarja duke tentuar te vriste veten. Të dy të dënuarit nga gjykata u arrestuan në kuadër të operacionit “Montana”.
Sjellin në vëmendje që 24- vjeçarja Eglantina Metolli që pretendon se është keqtrajtuar u njoh në facebook me Toni Montanën e Lezhës dhe pranoi që të vinte për të punuar në lokalin e tij por jo për prostitucion.
OPERACIONI:
Operacion i nisur nga procedimi penal proaktiv bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative si dhe në denoncimin e bërë nga shtetasia E.M. në ngarkim të shtetasit Filip Shtjefni i cili u shpall në kërkim me datë 18.07.2016 për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Si rezultat i hetimeve të kryera nga Specialistët e Sektorit kundër Trafiqeve të Paligjshme për dokumentimin e plotë të kësaj çështje penale, rezultoi se këta 2 shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, një lokal në Lezhë e përdornin si kamoflim për shfrytëzim prostitucioni, duke shfrytëzuar shtetasen E.M. e cila pas kësaj ngjarje ka tentuar të vrasë veten.
DËSHMIA DHE VENDIMI I GJYKATËS:
Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi këtë vendim. Në sallën e gjyqit I ashtëquajturi Tony Montana hedhi poshtë akuzat duke thënë se 24 vjeçarja ka ardhur nga Turqia me dëshirën e saj për të punuar tek lokali në Lezhë dhe se 50 vjeçari ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e saj.
Po ashtu mohon se e ka keqtrajtuar apo shfrytëzuar për prostitucion dhe sipas tij dhe avokatit mbrojtës Blerim Bazhdari nuk ka asnjë provë për këto akuza. E vetmja gjë që ka ndodhur është një shpullë që Filip Shtjefni I ka rënë 24 vjeçares për një keqshërbim ndaj një klienti në lokal dhe asgjë më shumë. Në fund gjykata e apelit përmes relatores Valbina Vata la në fuqi vendimin e shkallës së parë të Lezhës duke e dënuar më 2 vite burg siç kërkoi edhe prokurori I apelit Brahim Dragjoshi.
Vëllai i tj, Dedë Shtjefni quan absurd këtë dënim të dhënë sepse cilëson se nuk është aspak normale të dënohet me dy vite burg për një shpullë ndërsa akuzon se në gjykatën e Lezhës i kanë kërkuar para për ta shpallur të pafajshëm Toni Montanën e Lezhës. (J.V/Shuplaka)