Diego Maradona ka thënë se do të pëlqente ta shihte një yll të kalibrit të Cristiano Ronaldos së bashku me Lionel Messin në ekipin kombëtar të Argjentinës.
Legjenda argjentinase Maradona është plot lëvdata për Ronaldon, por ai ende e sheh Messin mbi superyllin e Portugalisë pavarësisht nga pamundësia e tij për t’ia dhuruar Argjentinës titullin e Kampionatit Botëror.
“Cristiano është një kafshë. Do doja që ai të ishte argjentinas”, ka thënë fillimisht Maradona për TyC Sports.
“Por, unë ende preferoj Messin. Ai është duke shijuar futbollin dhe i kalon kundërshtarët me lehtësi”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Messi ka një medalje të artë olimpike, por ai ende nuk e ka fituar Kupën e Botës, e cila është diçka që Maradona e kishte bërë një herë gjatë karrierës së tij.
“Leo ende nuk e ka dorëzuar Kupën e Botës të vetën. Edhe nëse ai nuk e fiton një Kupë Botërore, ne do ta kujtojmë atë gjithmonë”, përfundoi legjenda argjentinas.