Kryeministri Edi Rama duket mjaft i lodhur nga fushata, aq sa lejon vetes të shajë publikisht dhe Universitetin ku ish- ministrja e tij e arsimit ka përfunduar nivelin e studimit “Master”.
Nga Fieri Rama sulmoi deklaratat e Bashës në Berat ku kreu i demokratëve premtoi se do të rihapë universitetin në këtë qytet.
“Albania University”, ka një filial të tij dhe në qytetin e Beratit, ndërkohë që ministrja Nikolla ka mbaruar programet master në Tiranë.
“Këta politikanët e përgjëruar për rininë, këta politikanët e përgjëruar për arsimin publik, këta janë ata që jepnin diplomat false.
Jepnin diplomat e vitrinave dhe të kristalit. E dëgjova Lulin në Berat kur thoshte që Rama iu mbylli pa të drejtë Universitetin.
E dini ju çfarë ishte më parë Universiteti i Beratit, ishte maternitet dhe e mori një biznesmen dhe e kthehu në UFO, UFO, UFO. Ne nuk do lejojmë kurrë që të rilindin UFOT dhe Vitrinat”, deklaroi ndër të tjera Rama.
Sigurisht që ish-ministrja Nikolla nuk do të jetë ndjer dhe aq rehat me deklaratat e kryeministrit. (E.K/SHUPLAKA)