Kryeministri Rama e ka ndarë mendjen që këtë fushatë të kërkojë votat përtej të majtës dhe të djathtës. Një gjë kërkon kryeministri: na jepni votën edhe për katër vite se nuk patëm kohëe mjaftueshëm.
Po duket se sot Rama i ka gjetur edhe një emër votës, e quan “shejtan”. Madje ka sqaruar dhe se puna e ish-kryeministrit Berisha tashmë është të merret me “Facebook”-un.
“Na jepni atë shenjtan votë, ç’a do ti jepni votën Lulit. Një njeriu që dilte me bukë në dorë dhe thoshte që do ulte çmimin e votës. Lëreni Saliun se po punon në “Facebok”. Kështu që ata mbajini në zemër, flamurin kuqezi mbajeni në mendje. Kush mund të na ngrejë më lart se flamuri”, u shpreh Rama.
Këto komente kryeministri i ka bërë në Paskuqan, në mbyllje të takimit të tij elektoral me banorët e kësaj zone.
(E.K/SHUPLAKA)