01:58 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Veliaj kërkon votën për PS-në dhe me spot publicitar: E njoh shumë mirë Edi Ramën, falë tij Tirana është zgjuar

12:31 | 20/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj kërkon votën për PS-në dhe me spot publicitar: E njoh shumë mirë Edi Ramën, falë tij Tirana është zgjuar

Shpesh në takimet elektorale që kreu i PS-së Edi Rama ka zhvilluar gjatë ditëve të fundit, është vënë re edhe prania e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kryesisht në zona brenda apo afër kryeqytetit, por jo vetëm.

Në këto takime, Erion Veliaj ka përsëritur nevojën për të zgjedhur PS-në më 25 qershor, nëse duam të shohim të tjera ndryshime përmirësuese në Tiranë, por ai nuk është mjaftuar me kaq.

Kryebashkiaku i Tiranës ka realizuar edhe një spot publicitar me anë të së cilit kërkon që të votohet për Edi Ramë, “Shqipërinë që duam”. Ai shprehet ndër të tjera në spot se e njeh shumë mirë Edi Ramën dhe vetëm falë këtij të fundit Tirana është zgjuar, ndryshe nga koha kur Basha mori drejtimin e kryeqytetit.

“Kur Lulzim Basha mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës, i gjithë qyteti ra në gjumë, bashkë me Lulin. Nëse nuk arrin dot të bësh punën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës nuk mund ta drejtosh dot Shqipërinë.

Ndërkohë në dy vitet e fundit, falë mbështetjes dhe vizionit të Edi Ramës, Tirana është zgjuar. Po rikonstruktohen shkolla, kopshte, çerdhe, kënde lojërash. Qyteti sot është më i pastër, ofron më shumë vende pune. Ndërkohë që Rilindja urbane ka prekur çdo cep të Tiranës, duke filluar nga këtu, sheshi “Skënderbej” deri tek Pazari i Ri, apo nga Parku Olimpik deri në zgjatimin e Bulevardit.

Unë e njoh shumë mirë Edi Ramën dhe jam i bindur se me mbështetjen e qeverisë së tij, ajo që po bëhet këtu në Tiranë, do të bëhet në gjithë Shqipërinë. Nuk ka fare rëndësi nëse je demokrat apo socialist, por në datën 25 qershor voto Edi Ramën për Shqipërinë që duam.”, shprehet Veliaj në spotin publicitar.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramaErion Veliajspot publicitarvota
Pas

Kryetarit të Bashkisë së Himarës Goro i heqin nënshtetësinë greke, ja arsyeja

Para

FOTO-LAJM/ Ndarja e plehrave në kazanë sa për sy e faqe, i mbledh e njëjta makinë në Tiranë

Para
FOTO-LAJM/ Ndarja e plehrave në kazanë sa për sy e faqe, i mbledh e njëjta makinë në Tiranë

FOTO-LAJM/ Ndarja e plehrave në kazanë sa për sy e faqe, i mbledh e njëjta makinë në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.