Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar lidhur me vendimin e Kolegjit Zgjedhor, i cili pranoi kërkesën e kësaj force politike që të ketë numëruesin e tretë në KZAZ për zgjedhjet e 25 qershorit.
Luan Rama ka theksuar se drejtësia vonon, por nuk harron. “Drejtësia vonon, por nuk harron! Dhe tani të gjithë për te fituar edhe më 25 qershor duke votuar Nr. 1 !”, pohoi Rama.
Po kështu ka reaguar edhe Përparim Spahiu i cili ka përshëndetur vendimin e Kolegjit Zgjedhor. “Përshëndes vendimin e Kolegjit Zgjedhor, LSI garante për numërim korrekt dhe për partitë e tjera”, u shpreh Spahiu.
Sjellim në vëmendje që edhe përfaqësuesi ligjor i kësaj çështje ishte ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, fill pas seancës që u zhvillua sot, pohoi se tashmë vendimi i Kolegjit ishte kthim në shtratin ligjor.