Luan Rama nga LSI ka denoncuar kushtet në të cilat do të zhvillohen zgjedhjet e së dielës në Bashkinë e Dropullit.
Pjesë nga fjala e Luan Ramës:
Zgjedhjet do të mbahen të dielën në këtë ambjent.
Çfarë dëshmon kjo gjë, është një përpjekje e ligë për të prishur cënuar, moslejuar zhvillimi e zgjedhjeve normale në KZAZ e bashkisë Dropull, pas kërij vendimi fshihet produkti i marrëveshjes së rilindjes me aneksin e Rilindjes.
Kryetari i Bashkisë së Dropullit i është drejtuar prefektit të Gjirokastër, ambjentet nuk kanë kushtet e sigurisë sepse nuk ka xhama, jo internet, mungon përvoja e zgjedhjeve të mëparshme se mund të bëhet vetëm në këtë ambjent.
Shkolla në fshatin Jergucat ka ambjente të bollshme, janë të gjitha të gatshme. Duke e denoncuar publikisht këtë akt të KQZ, bëj apel ta shqyrtojë. Duke e lënë qendrën e KZAZ aty ata janë përgjegjës drejtpërdrejt për të mos lejuar zgjedhjet në këtë KZAZ, ky është një akt i rëndë provokativ për qytetarët shqiptarë, vëllezërit tanë minoritarë që diskrimohen që të mos votojnë si të gjithë shqiptarët, ky është akt provokativ që cënon marrëdhëniet midis dy vendeve tona, KQZ ta korrigjojë.
KZAZ e Dropullit të jetë ku ka qenë. O janë budallenj, të poshtër, ose duan të provokojnë.
Ky është mekanizëm për të sabotuar zgjedhjet.
(M.D/Shuplaka)