Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në Kavajë, kur e cilësoi këtë qytet si destinacion atraktiv për gay-t.
Deklaratën e kryeministrit, deputeti Berisha e ka cilësuar si një ligjëratë të turpshme.
“Ligjerate e turpshme e cubit shetites per Kavajen!”, shkruan Berisha krahas videos.
Fjala e Ramës në Kavajë:
“Ndodhte të lëvizste ndonjëri nga Tirana në Kavajë për darkë ose për drekë, ku bënte vaki kjo. Ishte një fiore këtu dhe përtej fiores ishte shpellë. Po edhe kinezët kanë ardhur.
Plus që Kavaja është bërë shumë e famshme, kështu që vijnë të gjithë për ta parë atë, ku është kjo. Kavaja ka këtë atraksionin tjetër që “ku janë” domethënë”, thotë Rama duke qeshur gjatë një takimi në këtë qytet. (D.D/Shuplaka)