Kandidatja e LSI-së për deputete në qarkun e Tiranës, Kejdi Mehmetaj, vjen në një rrëfim që e zhvesh atë nga statusi i deputetes, duke u përqëndruar në jetën jashtë politikës.
Në intervistën e dhënë për revistën “Ëho”, Kejdi Mehmetaj flet për rrogën e parë, si e shpenzon rrogën dhe kohën, si i ka punët me çështjet e dashurisë apo edhe si vishet ajo duke qenë se është ende e re, vetëm 24 vjeçështjet e dashurisë apo edhe si vishet ajo duke qenë se është ende e re, vetëm 24 vjeçe.
E pyetur në intervistën e dhënë se si e ka shpenzuar rrogën e parë, a ua ka çuar “atyre të shtëpisë”, ajo tregon se jo vetëm ka bërë këtë, por edhe ka qerasur, duke bërë që muajt e parë të vazhdonte të merrte “borxh” në shtëpi: “Pooo! Madje jo vetëm të shtëpisë, por si e do adeti edhe gjyshërve u kam bërë nga një dhuratë dhe gjithashtu bleva diçka për shtëpinë. Megjithatë, që të jem e sinqertë, muajt e parë ka qenë një vështirësi e madhe të menaxhoja rrogën dhe “borxhet” që merrja në shtëpi, pasi nuk mbaronin qerasjet (buzëqesh).”
Një vajzë që zgjedh t’i futet politikës duhet të transmetojë seriozitet në masë, në atë që përfaqëson, e mesa duket kjo i bën djemtë ta shohin si të ftohtë dhe të largët.
Nuk do të thoja se angazhimi politik më ka rritur shpejt, përkundrazi jam përpjekur politikës t’i jap më të mirën nga mosha ime. Si përshembull energjinë, idealizmin dhe pasionin. Dita për një vajzë të re është shumë e gjatë, i kalon 24 orët, ndaj edhe unë jam përpjekur të mos lë shumë gjëra pa bërë. Kuptohet vështirësia është aty dhe e pashmangshme. Në rastin e djemve përshembull, më shihnin si deputete, të ftohtë dhe të largët. Por në momentin e duhur edhe unë e kam treguar se kam çiltërsinë e moshës dhe se di të dua.”, rrëfen Kejdi Mehmetaj.
(XH.A/SHUPLAKA)