Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e radhës elektoral në qytetin e Elbasanit.Ai përsëri thumboi LSI-në duke deklaruar se në vend që të jenë krenar për reformat e bëra së bashku e sulmojnë.
Rama tha se i vinte keq që aleati i tij në qeveri kishte dalë nga binarët.
“Më vjen keq që aleatët tanë sot kanë dalë nga binarët e arsyes dhe çirren dhe kërcënojnë. Në vend që të jene krenarë për reformat ata sulmojnë. Kjo të bën të kuptosh se reformat i kanë votuar, jo se kanë dashur të mirën e vendit, por se kanë dashur të rrinë tek tepsia” –tha Rama.
Pak kohë para se të fliste Rama, Vasili nga Kavaja u shpreh se LSI nuk kishte lejuar që reforma t’u lihej në dorë kriminelëve.(B.H/Shuplaka)