18:25 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Basha pagoi për të bërë foto me Trump? Kryedemokrati: Si është e vërteta

21:33 | 20/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha pagoi për të bërë foto me Trump? Kryedemokrati: Si është e vërteta

Në emisionin ‘Studio e Hapur’ kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për zgjedhjet e së dielës, programin ekonomik të PD si dhe përplasjet me kundërshtarët politikë. Ai ka komentuar edhe foton me presidentin amerikan Trump dhe zërat se për këtë foto është paguar.

Basha u shpreh se fotoja nuk ka kushtuar asnjë qindarkë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Vasili: Pak ditë më parë ju ishit në SHBA ku u takuat me Trump dhe postuat dhe një foto me të në Facebook. Shkuat atje për fushatë apo e kishit planifikuar?

Basha: Unë kisha planifikuar takime me zyrtarë të lartë me Shtëpinë e Bardhë në harkun kohor 18-19 maj dhe siç e dini ju përkoi me takimin dhe marrëveshjen mazhorancë-opozitë. Kjo ishte edhe arsyeja që takimet në SHBA u shtynë për më vonë. Pata mundësinë e jashtëzakonshme për tu takuar me Trump. Kjo vizitë dy ditore përkoi me 1 javë të shpallur nga Shtëpia e Bardhë si ‘Java e fuqizimit dhe zhvillimit të fuqisë punëtore’. Kam shfrytëzuar këtë vizitë për takime me biznesmenë dhe investitorë të ndryshëm të cilët kanë shfaqur interes për të investuar në Shqipëri.

Vasili: Ju po thoni që ata do vinë nëse fitoni ju, nëse fiton Rama jo?

Basha: Rama ka qënë disa herë në SHBA, por ka qenë për piktura dhe ndeshje basketbolli. Nuk besoj se investitorët amerikanë do vijën në një vend ku taksa është me lartë në Ballkan. Ku të huajt rrihen në mes të ditës nga banditët. Me mua gjerat do ndryshojnë, pasi taksat do jenë të ulëta. Ne nuk do mbledhim taksa, por do hapim vende pune. Trump është një njeri me përvojë ekonomike dhe ka një plan që përkon me planin tim nuk është se unë kam kopjuar Trump, apo anasjelltas, por sepse taksat e ulëta garantojnë punësimin.

Vasili: Po e përdorni takimin dhe foton me Trump për fushatën elektorale?

Basha: Jo takimi me Trump është një mundësi e jashtëzakonshme dhe unë e vendos në dispozicion të shqiptarëve, jo të vetes time.

Vasili: Ambasada e SHBA reagoi për foton që mbajnë simpatizantët tuaj?

Basha: Nuk ka asnjë keqpërdorim. Lulzim Basha ka qenë dhe mbetet një lider pro amerikan. Me mua kryeministër lidhjet me SHBA do forcohen dhe konsolidohen. Me planin tim ekonomik do rriten investimet amerikane të cilat sot mungojnë në Shqipëri.

Vasili: Fotoja juaj me Trump u komentua shumë, madje u fol dhe për një çmim, rreth 20 mijë dollarë. Keni koment?

Basha: Po të ishte për çmim, do kishte bërë jo foto, por film Edi Rama se ai e ka provuar se me para blen dhe përpiqet të blejë gjithçka. Kjo fotoja nuk ka kushtuar asnjë qindarkë dhe është e paçmueshme ashtu siç ishte takimi me liderin e botë së lirë presidentin Donald Trump. Ne nuk do lejojmë që paqëndrueshmëria dhe ndërhyrja brutale e Ramës të cenojë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Kjo është garancia që marrëdhëniet me mua kryeministër do forcohen.

(M.D/Shuplaka)

 

Etiketa: lulzim bashatrump
Pas

Lori Hoxha me pushime, Sara i ankohet kunatit (FOTO)

Para

Akuzat për tepsinë, Mesazhi i Metës: Me qetësi dhe pa xhelozi

Para
Akuzat për tepsinë, Mesazhi i Metës: Me qetësi dhe pa xhelozi

Akuzat për tepsinë, Mesazhi i Metës: Me qetësi dhe pa xhelozi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Apeli rrëzon dënimet me 83 vite për vrasjen e Martin Çeços, caktohet rigjykim

Mandati nuk do të zgjatet, siguron Kurti, opozita po e zvarrit procesin

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD/ Nuk përsëriten zgjedhjet në Shkodër

Kryeministri britanik: Koha për zgjidhje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme

Qeramika e Picasso-s shitet mbi pritshmëritë në ankandin e Gjenevës

Apeli prish vendimin për vrasjen e Martin Çeços/ Çështja rikthehet për rigjykim në Korçë

Shtatë vatra zjarri në 24 orë/ Dy ende aktive në Vlorë dhe Kukës

Von der Leyen: Plani “ReArm Europe 2030” mobilizon 650 miliardë euro për mbrojtjen

Nuk do të ketë përsëritje zgjedhjesh në Dibër/ Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

Sërish aksident në Lungomare/ Përplasje mes dy makinave, vetëm dëme materiale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.