Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin ‘Tonight Iliva Tare” ku një prej pyetjeve të gazetares ka qenë lidhur me padinë që LSI ka bërë kryeministrit për deklaratat ndaj policisë për të bërë fushatë.
Rama ka thënë se i ka veshët e mbyllur sepse është i lodhur kur dëgjon aleatët që kanë shkuar jashtë shinave të arsyes.
“I kam mbyllur veshët sepse ndjehem shumë i sëkëlldisur kur dëgjoj aleatët tanë që janë shkuar jashtë shinave të arsyes. Rruga e drejtë e 25 qershorit nuk është betejë politike me parti të tjera, aq më pak është betejë personale. Këto fatkeqësisht janë të vërteta por mua më lënë terësisht të ftohtë sepse më vjen shumë keq për ta”, u shpreh Rama.
(S.SH/Shuplaka)