Një ditë më parë, mediat serbe shkruajtën se Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nuk e mbështet idenë e “Shqipërisë së Madhe”. Sipas këtyre mediave, Erdogan nuk e mbështet idenë e bashkimit të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës.
Referuar asaj çka shkruanin mediat serbe, për Erdogan ky është cilësuar si një pretendim i shëmtuar dhe nuk është aspak gjë e bukur ta thuash. “Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Shqipëria, apo Serbia s’ka rëndësi emri, për asnjë nuk duhet të luhen më këto lojëra. Të gjitha këto vende duhet të ruajnë integritetin territorial, siç ka qenë në të kaluarën, e siç duhet të jetë në të ardhmen.”, shprehej Erdogan referuar mediave serbe.
Kjo deklaratë duket se ka gëzuar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, i cili e falënderoi për qëndrimin dhe bëri me dije se së shpejti do të takohet me të:
“I jam shumë falënderues kryetarit turk. Në fillim të korrikut shkoj në një konferencë të madhe në Turqi dhe atje do të takohem me të e me kryetarin e rus Vladimir Putinin. Është me rëndësi të kemi marrëdhëniet të mira me Turqinë.”, u shpreh ai.
(XH.A/SHUPLAKA)