Një 42-vjeçare ka përfunduar në spital, pasi mbrëmjen e kaluar ka marrë një plumb qorr në oborrin e shtëpisë së saj.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:00, në rrugën “Selim Brahja”, në Sauk, ku gruaja ka përfunduar në spital pas plagosjes.
“Në oborrin e banesës është plagosur (gërvishtur) aksidentalisht në pjesën e supit, nga një plumb (qorr) shtetasia M. G., 42 vjeçe, e cila pasi mori ndihmë mjekësore në spital, u largua për në banesë, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë bardhë e blutë kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët. (D.D/Shuplaka)