Një shqiptar 36-vjeçar ka humbur jetën në një aksident tragjik në punë.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 8:10, në komunën Berbenno, në sheshin jashtë kompanisë “Valtecne”.
Viktima, M.H., 36 vjeç, me banim në komunën Desio, dhe shoferi i një kompanie me zyra qendrore në Brianza, ishte duke ngarkuar në kamion, me ndihmën e një vinçi të vogël dhe një kontenieri, ashkla dhe materiale të përpunimit të mbeturinave të hekurit.
Sipas hetimeve, shqiptari pasi kishte ngarkuar kontenierin, kishte ngecur mes kontenierit dhe kamionit. Ai mësohet se ka vdekur në vend nga plagët e marra.
(M.D/Shuplaka)