Pasditen e sotme, “Shuplaka” nxori sot për katër orë me radhë një sondazh në faqen e saj në Facebook, për të pyetur ndjekësit se kush do të jetë forcë e parë në 25 qershor.
Ndjekësit u vunë përballë tri zgjedhjeve:
1-Partia Socialiste (PS)
2-Partia Demokratike (PD)
3-Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI)
Kjo për shkak se këto janë tri partitë me mbështetjen më të gjerë, nga zgjedhjet e kaluara. Në fakt, pjesëmarrja e ndjekësve rezultoi më e lartë se sondazhi i katër ditëve më parë, ku postimi u pa mbi 63-mijë mijë herë ndërsa pati edhe mjaft reagime (të përkthyera më pas në vota sondazhi) .
Nga 1594 reagime të cilat mund të përktheheshin në vota, rreth 50% e votuesve zgjodhën si forcë të parë Lëvizjen Socialiste për Integrim, rreth 27% zgjodhën Partinë Socialiste ndërsa 23% zgjodhën Partinë Demokratike e cila renditet edhe e treta.
Në fakt sondazhi kishte 63417 reagime, mirëpo vetëm ”like”, ”zemër” dhe ”wow”, u konsideruan si vota pasi ashtu ishin caktuar paraprakish edhe përpara ndjekësve, ndërsa reagimet e tjera nuk u llogaritën. Kështu rezultatet e sondazhit pak a shumë na nxorën në të njëjtin përfundim sin ë sondazhin e kaluar, ku LSI renditej e para, PS e dyta dhe PD e treta.
Komentet në këtë sondazh ishin të shumta ku shkuan në mbi 893 të tilla si edhe mbi 16 ”Share”.
Theksojmë se kjo ishte një mënyrë për të testuar opinionin publik teksa jemi vetëm 4 ditë larg zgjedhjeve të 25 qershorit.
Pavarësisht se si ka shkuar votimi online, “Shuplaka” nuk vërteton dot identitetin e ndjekësve dhe nëse një ndjekës ka më shumë se një profil në rrjetet sociale. Sondazhe të tilla do t’i përsërisim sërish. (D.D/ SHUPLAKA )